-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëllimi forcimi i mbrojtjes, Juventusi interesohet për Gjimshitin

Kryesoret

Në listën e gjatë të emrave që Juventusi po studion për të forcuar repartin e mbrojtjes është edhe ai i kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Sipas mediave italiane, drejtuesit bardhezinj e kanë si objektiv, mbi të gjitha për faktin se 33-vjeçari do të jetë futbollist i lirë në qershor, pasi nuk e ka rinovuar kontratën me klubin e Atalantës.

Por ja ku është një element që e bën pak të vështirë marrëveshjen: mosha e shqiptarit. Spalletti, në fakt, e pëlqen Gjimshitin për aftësinë e tij teknike në qarkullimin e topit dhe mundësinë për të luajtur si në modulin me 3 në mbrojtje, ashtu edhe me 4.

Për momentin nuk ka asnjë sinjal për rinovimin e kontratës së tij me zikaltrit nga Bergamo, pavarësisht se këta nuk duan ta humbasin një prej liderëve, në fushë dhe mbi të gjitha në dhomat e zhveshjes.

Por Juventusi nuk është ekipi i vetëm që po ndjek me vëmendje zhvillimet për Gjimshitin, pasi edhe Roma e Gasperinit dhe Milani kanë shfaqur interes për të.

Në këtë sezon, mbrojtësi kuqezi ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 1 gol në Kupën e Italisë./ Klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit