Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim të ri në rrjetin e tij social, ku ka njoftuar për përmirësimet e fundit në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Ai theksoi rëndësinë e këtij spitali, i cili është pjesë e reformës për autonominë menaxheriale të spitaleve në Shqipëri, duke përmirësuar shërbimet dhe aksesin për qytetarët.
Në postim, Rama theksoi se ky spital, si një nga 12 spitalet me statusin e autonomisë menaxheriale, po kontribuon në rritjen e efikasitetit të burimeve, cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe performancës financiare.









