-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau Martin Canin, Mario Përlleshaj ankimon dënimin me 16 vite burg

Kryesoret

Marjo Përlleshaj, i akuzuari për vrasjen e Martin Canit, ka ankimuar në gjykatën e apelit dënimin prej 16 vitesh burg që iu dha nga shkalla e parë.

Avokati i Përlleshajt argumenton se akuzat e ngritura për vrasje në rrethana cilësuese nuk janë të bazuara dhe se ngjarja ndodhi si pasojë e një vetëmbrojtjeje të kërkuar nga situata dhe tronditjes psikologjike që ai ka kaluar në momentin e ngjarjes.

Në ankesën e tij, mbrojtja ka theksuar se Përlleshaj ka vepruar nën ndikimin e një tronditjeje të fortë psiqike, dhe kërkon që kjo të merret parasysh si faktor lehtësues. Po ashtu, argumentohet se kjo mbrojtje ishte paraqitur edhe në gjykatën e shkallës së parë, por nuk është marrë parasysh nga gjyqtarët.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Përlleshaj u dënua me 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së shokut të tij, Luis Mecaj, ngjarje që ndodhi në shkollën “Fan Noli”. Pasi përfundoi procesi gjyqësor, ai u dënua me 16 vjet burg për të dyja akuzat.

Ngjarja tronditëse ndodhi kur, gjatë një konflikti mes të miturve, një prej tyre, Përlleshaj, përdori thikën, duke i shkaktuar vdekjen Martin Canit dhe plagosjen e rëndë Luis Mecaj. Pas hetimeve, prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë, por gjykata e shkallës së parë nuk e pranoi kërkesën për një dënim maksimal.

Me ankimimin e vendimit, Përlleshaj kërkon zbutjen e dënimit në apel dhe një shqyrtim më të detajuar të rrethanave që sollën ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit