-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga QSUT: Protestuesi u qëllua me snajper nga prapa kokës

Kryesoret

Sali Berisha: Dy protestues të lënduar. Njëri prej dy të rinjve 18 vjecar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë. Me shqelm, pa asnjë lloj motivi vecse për ta marrë me forcë në makinën e tyre tek po largohej nga protesta. Ka një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet do i bëjnë skaner për të parë shkallën e dëmtimit.

Tjetri, është një protestues që qëllohet me snajper nga prapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndenja. Një kriminel me uniformë gazin nuk do që ta hedhë në rrugë por do që t’ja gjuajë në kokë sikur ka bërë me këtë, ka një konkuzion të rëndë cerebral në kokë.

Të njëjtën gjë kanë qëlluar Luçiano Bocin që i ka rënë në trup bombola dhe e ka kapur për ta larguar i ka djegur gishtat e njërës dorë.

Një pjesë e mirë e policisë ka demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë respektuar rregullat, ka pasur edhe kriminelë të droguar që kanë kryer aktet e tilla. Nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit të gërvishur. Sokol Bizhga dhe Ilir Proda meritojnë cdo lloj përgjigje. Protesta në tërësi është paqësore.

Dënoj qëndrimin kriminal të një grupi që kanë kryer sot krime të shëmtuara. Hodhën në xhami bomba tymuese dhe bombola gazi për t’jua prishur namazin besimtarëve që nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë për të respektuar lutjen dhe faljen e tyre ne zgjodhëm territor tjetër por ata donin me cdo kusht, sepse xhaminë e pushtojnë xhaminë.

Kësaj here imami u ka kërkuar që të mos jenë në territorin e xhamisë dhe kanë hedhur gaz. Policët rrugeçës do i identifikojmë, do të përballen me pasoja serioze. Disa i kemi identifikuar, kanë ardhur rreth selisë, hodhën bomba, qëndruan edhe mbrapa selisë. Ne do i identifikojmë. Këta do të konsiderohen banditë.

Paralajmëroj atë të komisariatit të parë një ushtar i Ergys Agasit, që nëse një protestues cenohet do të përgjigjet personalisht. Kërkoj që protestuesit të mos kërcënohen, të lirohen menjëherë, të mos u bëhet presion, nuk kanë kryer asnjë krim, i kanë shërbyer vendit me protestën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit