-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Era e fortë shkakton dëme në Vlorë, bllokon aksin rrugor drejt Zvernecit

Kryesoret

Një erë e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar nga erërat e fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor që çon drejt fshatit Zvernec.

Pas rrëzimit të pemës, një automjet që po kalonte në segmentin e bllokuar ka përplasur pishën, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur shpejt në vendngjarje, kanë prerë dhe larguar pemën, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit