-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi sfidon Ramën: Burrëria matet me vepra, jo me fjalë, a do ia heqësh dot imunitetin Belindës

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të retorikës së “virilitetit” nga kryeministri Edi Rama dhe figura të tjera të mazhorancës.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi theksoi se pushteti nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete, duke sfiduar qeverinë të dëshmojë forcën e saj politike me veprime të tilla si heqja e imunitetit të Belinda Ballukut.

Reagimi i plotë:

Rrëshkitja tek kodet më primitive të fuqisë është tipike për sektin e Rilindjes!

Kur ndjejnë fundin aktivizojnë kodi arkaik të dominimit: virilitetin.

Mbrëmë e bëri Batoni, kësaj here në emër të Ramës.

E mbani mend si evokonte te njëjtin term autori i “pyllit orbital” kur qe në prag të rënies?! Fshihej pas testikujve imagjinarë të hekurt. Dhe e dini ku përfundoi…

Nuk është rastësi që të njëjtat organe biologjike përdor edhe sot në retorikë pushteti, sepse është drejt fundit, egoja politike po lëndohet seriozisht.

Do bast viril?

Burrëria matet me vepra në fushë racionale, dhe jo me fjalë: a ia heq dot imunitetin të hënën Belindës?

Kjo është prova e “testosteronit”.

Përndryshe te tuat janë të hekurta po aq sa ato të atij të “pyllit orbital”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit