-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçiu: 726 pasuri të sekuestruara në 2025, në shërbim të komunitetit dhe familjeve të viktimave

Kryesoret

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në një deklaratë të sotme për shtyp ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar gjithsej 726 pasuri me një vlerë totale prej 6 miliardë lekësh, ndërsa 64 prej tyre janë tashmë të konfiskuara.

Koçiu tha se këto pasuri do të përdoren për të mbështetur institucionet publike dhe për të ndihmuar familjet e viktimave të krimit, duke përfshirë ato të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në detyrë.

“Në vitin 2025, kemi sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale prej 6 miliardë lekësh, ndërsa 64 prej tyre janë konfiskuara. Këto pasuri do të administrohen dhe do t’i shërbejnë nevojave të komunitetit, si dhe do të vendosen në dispozicion të familjeve të dëshmorëve dhe atyre të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës,” tha Ministrja Koçiu. Ajo gjithashtu theksoi se kjo është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe në forcimin e kapaciteteve të shtetit për të kthyer pasuritë në shërbim të shoqërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit