Sot PD, do të mbajë protestën e 4 kombëtare të radhës, e cila do të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, opozita kërkon largimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pezullar nga detyra dhe SPAK kërkon arrestimin e saj.
Dy protestat paraardhëse janë shoqëruar me tensione të shumta mes protestuesve dhe policive, mes tyre ka patur edhe disa të lënduar.
Në terren janë angazhuar mbi 1500 efektivë të policisë.
Po ashtu si masë sigurie janë vendosur edhe kangjella hekuri, ashtu si edhe në protestën e fundit.









