Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të shtunën se vendi i tij nuk do të përulet ndaj presionit nga fuqitë botërore gjatë bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
“Fuqitë botërore po rreshtohen për të na detyruar të ulim kokën… por ne nuk do ta bëjmë këtë pavarësisht të gjitha problemeve që po na krijojnë”, tha Pezeshkian në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror./ Reuters
Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump u konfirmoi gazetarëve mundësinë e një sulmi ndaj Iranit. Trump u pyet të premten nëse po merrte në konsideratë një sulm për ta detyruar iranin drejt një marrëveshje për programin e tij bërthamor.









