Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba, u gjet i vdekur të premten në një parcelë toke pranë rrugës Chivola në Cuneo.
Trupi u gjet afër një automjeti “Lancia Ypsilon”, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij. Një kalimtar, duke kaluar rastësisht në zonë, konstatoi trupin dhe njoftoi policinë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për shkaqet e vdekjes, por dyshohet se 25-vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë. Arma nuk u gjet në vendngjarje, duke shtuar dyshimet për vrasje. Trupi ishte mbuluar pjesërisht me rërë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.
/5pyetjet.al









