-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj paralajmëron protestën e 11 marsit: Refuzon të bashkohet me PD për protesta 2-orëshe

Kryesoret

Drejtuesi i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka shpallur datën e protestës së tij të radhës më 11 mars, ndërkohë që ka dhënë arsyet për të cilat ka refuzuar të bashkohet me Partinë Demokratike.

Ai ka kritikuar mënyrën e organizimit të protestave të PD-së, duke thënë se veprime të tilla janë të pasuksesshme për të rrëzuar qeverinë dhe se zgjidhja është një qëndresë e vazhdueshme dhe e pakompromis.


“Me protesta 2 orëshe Rama rri 100 vjet. Shumë demokratë po më thoshin ‘Adriatik na u bashkoni’, por i thashë: t’u bashkohemi për çfarë? Nëse është për të qëndruar në shesh dhe ta detyrojmë Edi Ramën të tërhiqet, këtu jemi, dakord. Por t’u bashkohemi që pas dy orësh të ikim prapë, nuk e bëjmë këtë punë,” tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit