-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lladrovci: Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë!

Kryesoret

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në facebook, ka reagur lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK, të cilët ndodhen në paraburgimin e Hagës, duke u shprehur se angazhimi gjithëkombëtar për drejtësi dhe të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit.

Postimi i Lladrovcit

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.
Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.
Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.
Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit