-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Pogradec, ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Kryesoret

Pasi situata në vendin e rrëshqitjes së dheut në segmentin Arrat e Gurrës është përkeqësuar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin Librazhd-Pogradec.

ARRSH ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Njoftimi i ARRSH

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit