Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një postimi në facebook, ka dhënë një reagim për protestën e djeshme të opozitës, e mbajtur kundër qeverisë dhe regjimit të Edi Ramës, duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit e demonstratës.
Postimi i Vokshit
Faleminderit nga zemra çdo qytetari që ishte dje në protestë!
Mirënjohje për të gjithë ata që, me kurajë dhe dinjitet, ngritën zërin kundër padrejtësive, kundër arrogancës së pushtetit dhe për një Shqipëri më të drejtë e më demokratike. Prania juaj masive ishte dëshmia më e qartë se qytetarët nuk dorëzohen përballë keqqeverisjes.
Faleminderit të rinjve, grave, pensionistëve, familjarëve që u bënë pjesë e kësaj thirrjeje për ndryshim. Faleminderit strukturave dhe çdo aktivisti që punoi pa u lodhur për organizimin dhe mbarëvajtjen e protestës.
Energjia e djeshme ishte mesazh shprese: Shqipëria meriton më shumë. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe drejtësia të vihet në vend.
Related