-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i Juglindjes/ Këlliçi: Buxheti fryhet, korrupsioni Rama-Balluku paralizon rrugët!

Kryesoret

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, përmes një postimi në facebook ka reaguar për situatën alarmante, të bllokimit të akseve rrugore në Juglindje të vendit. Sipas deputetit demokrat shkak i këtyre pasojave është qeveria më në krye Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Postimi i Këlliçit

Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit!
Në mënyrë të përsëritur, sidomos në fundjavë, mijëra qytetarë, familjarë, të mitur e të moshuar kalojnë orë të tëra paniku të bllokuar në rrugë, për shkak të rënies, dëmtimit dhe paralizimit të akseve kryesore të Juglindjes.
Arsyeja kryesore e kësaj krize në infrastrukturë, është korrupsioni. Ndërsa buxhetet fryhen e shtohen miliona euro për segmente të caktuarta, rezulton se këto para shkojnë shumë pak për cilësinë e sigurinë e punimeve. Qartazi ato ndahen mes qeverisë dhe klientëve të saj, mes Rama-Ballukut dhe ndërtuesve. Ndryshe si shpjegohet se sa më shumë rriten kostot, aq më shumë bien rrugët?!!!
Ky është rasti klasik se si hajdutëria qeveritare i kushton drejtpërdrejt qytetarëve, e provojnë në lëkurën e tyre ku me qindra familje mbesin gjithë ditën në trafik, në kohë të keqe, pa shpjegim, pa komunikim, pa orientim. Si në xhungël.
Nërkohë, ka hyrë në mandatin e katërt, ai që shante e mallkonte me; rrugët kanë ngelur rrugëve.
Sot, shqiptarët kanë ngecur rrugëve, sepse rrugët bien, shkatërrohen. I vetmi reagim i Kryeministrit për këtë situatë të tensionuar, është të mbrojë Belinda Ballukun nga drejtësia, e cila është zyrtarisht e pandehur për të paktën 1.1 miliardë euro abuzim, aq sa është bërë publike deri tani nga hetimet.
Dëmet në buxhet patjetër se do të jenë më të mëdha, sa më shumë avancon prokuroria, e kudo ku ajo bën verifikime.
Përveç këtyre akseve, një rrugë tjetër po bllokohet nga Edi Rama për hir të Belinda Ballukut, që është ajo e integrimit europian. Brukseli u detyrua të vijë në Tiranë e ta bëjë të qartë se mbrojtja e korrupsionit po bëhet pengesë dhe ky është moment kritik për vendin e perspektivën europiane.
Të gjitha këto zhvillime bëjnë direkt përgjegjës Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
Nesër, me 23 shkurt, është parashikuar seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku kërkesa e SPAK për Ballukun ka më shumë se 2 muaj që mbahet në sirtar. Edi Rama është vetë i përfshirë në aferat e Ballukut dhe ka bërë gjithçka, ndryshoi dhe ligjin për të mbetur i paprekshëm.
Por laku po ngushtohet dhe ora po afron.
Qytetarët e demokratët janë në shesh dhe Brukseli po vështron. Shqipëria nuk mund të bllokojë akset dhe rrugën e integrimit vetëm që të shpëtojë palloshi i gjatë nga drejtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit