-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Rusi-Ukrainë/ Papa Leone XIV: Paqja nuk mund të shtyhet, le të ndalojmë armët!

Kryesoret

Teksa lufta akoma po vazhdon mes Rusisë dhe Ukrains, Papa Leone XIV bëri një thirrje të fortë për ndalimin e menjëhershëm, duke theksuar se paqja është një nevojë urgjente që nuk mund të shtyhet më.

Gjatë lutjes së Angelusit në Sheshin e Shën Pjetrit, në St. Peter’s Square, Ati i Shenjtë kujtoi se “kanë kaluar katër vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës”, duke e cilësuar konfliktin si një plagë të hapur për Evropën dhe mbarë botën.

Papa përsëriti apelin e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe për forcimin e dialogut diplomatik.

“Paqja nuk mund të shtyhet. Është një nevojë urgjente që duhet të gjejë hapësirë në zemra dhe të përkthehet në vendime të përgjegjshme. Le të ndalojnë armët, le të ndalojnë bombardimet, të arrihet armëpushim pa vonesë dhe dialogu duhet të forcohet për t’i hapur rrugën paqes.”

Thirrja e Papës vjen në një moment kur lufta në Ukrainë vijon të shkaktojë viktima dhe shkatërrime të mëdha, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim mbeten të brishta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit