Autoritet Rrugor Shqiptar, përmes disa njoftime zyrtare, gjatë ditë së sotme ka bërë me dije se, rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe urën e degraduar, duke krijuar një situatë kritike për transportin dhe lëvizjen e qytetarëve.
Postimi i ARRSH
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, shprehet se nga verifikimi i dokumentacionit dhe i lejeve përkatëse rezulton se rrëshqitja masive e tokës, që solli dëmtimin e segmentit rrugor Librazhd–Pogradec, nuk ka lidhje me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve nga kompania kontraktore.









