-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakistani sulmon kampe terroriste në Afganistan, dhjetëra viktima

Kryesoret

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në Afganistan pas një serie sulmesh ajrore të realizuara nga ushtria e Pakistanit, e cila ka konfirmuar se goditi shtatë kampe “terroriste” në kufi. Kjo ishte një përgjigje ndaj atentateve vetëvrasëse të ndodhura në Pakistan, të cilat autoritetet atje i lidhin me grupet militante që veprojnë nga territori i Afganistanit.

Zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid, deklaroi se bombardimet e së shtunës, kryesisht në provincat Nangarhar dhe Paktika, kanë shkaktuar viktima civile, përfshirë gra dhe fëmijë.

Nga ana e saj, Pakistan ka pranuar realizimin e sulmeve në shtatë kampe dhe strehimore të dyshuara si bazë për grupe terroriste, të cilat, sipas autoriteteve pakistaneze, mbështeten nga qeveria afgane. Ministria e Informacionit e Pakistanit njoftoi se sulmet u realizuan pas një analize të inteligjencës dhe si një reagim ndaj sulmeve të shumta vetëvrasëse që ndodhën në territorin e Pakistanit gjatë javës së kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit