Banoret e zonës së Rrjollit kanë vijuar protestën e tyre edhe gjatë ditës së sotme. Ata kundërshtojnë ndërtimin e nje resorti pasi pretendojnë se toka ku po kryhen punimet është toka a tyre.
Ne zonë ka forca policore me të cilët banorët janë përplasur herë pas here. Ndërkohë policia ka ndaluar disa banorë për sulm ndaj makinerive të kompanisë “Gener 2”.
Si pasojë e përplasjeve, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.









