Një 48-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti për motive të dobëta, ku u godit disa herë me një mjet prerës (thikë).
Policia, pas disa orësh kërkimesh, ka lokalizuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, i cili është identifikuar si L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të Kavajës, ku gjatë një grindjeje, autori ka goditur me thikë viktimën S. V., alias S. I., i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.
Gjatë hetimeve, është sekuestruar thika që dyshohet se u përdor në krim, dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Durrësit.









