-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e kryetares së PD-Sarandë/ Zhupa: Me dashamirësinë më të madhe i ofroj mbështetje maksimale!

Kryesoret

Depuetja e PD-së dhe e deleguara politike për qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, përmes një postimi në faqen e saj facebook, ka reagur për zhgjedhjen e kryetares së re të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Matilda Qurku.

Postimi i Zhupës 

Dega e Sarandës zhvilloi zgjedhjet për drejtimin e ri të saj.
Nga sot, kryetarja e re e zgjedhur është znj. Matilda Qurku. I uroj punë të mbarë në këtë mision që ka marrë përsipër dhe ka të gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë time, si dhe të kryesisë, për të bërë një punë sa më të mirë së bashku.
Dua të falenderoj nga zemra kryetarin Z. Shpëtim Ahmeti, për kontributin e çmuar në një vit të vështirë drejtimi të degës, gjatë një fushate elektorale përballë narkorregjimit. Z.Ahmeti mbetet një bashkëpunëtor i çmuar dhe vlerë e Partisë Demokratike, dhe do të vazhdojë në funksionin e tij si nënkryetar i zgjedhur të kontribuojë për degën dhe betejat elektorale që na presin.
Përzemërsisht falenderoj edhe kandidatin Z. Kreshnik Shehu, një djalë me vlera, i palodhur në detyrat e dhëna gjatë fushatës dhe në ushtrimin e funksionin e tij si sekretar ligjor dhe zgjedhor.
Matilda dhe Niku zhvilluan një garë qytetare, me respekt dhe dinjitet, dhe do të vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të ngushtë në degë.
Mirënjohje anëtarëve të Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në votime, ata janë zemra e Partisë Demokratike. Një përgëzim të veçantë për seriozitetin dhe punën komisionit zgjedhor në degë, me në krye Z.Erjon Shabani.
Të gjithë së bashku vazhdojmë organizimet për protestën e radhës, më 28 Shkurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit