I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, kryetari i Lëvizja Shqipëria Behet, Adriatik Lapaj, foli për protestat e vazhdueshme dhe qëllimin e tyre për të bashkuar qytetarët dhe për të ruajtur presionin politik ndaj qeverisë.
“Protesta po shkon drejt ditës së 80-të. Ka qenë pa ndalim dhe ka si synim të bashkojë qytetarët. Në këto 72 ditë kemi organizuar protesta të mëdha që sa vijnë edhe shtohen. Pastaj protesta është çdo ditë. Dhe protesta tjetër e madhe do të mbahet në mars. Kjo protestë ka për synim të heqë shprehjen, çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Por, sa po shoh unë, janë më shumë këtu. Partia Demokratike është e dyta në vend. Do të duhet që drejtuesit e saj të shpallin luftë politike dhe të zgjatin çdo ditë, dhe jo njëherë siç e bën ai. Nuk zgjidhet problemi me molotovët, sepse Rama ka favore në këtë aspekt, duke u thënë drejtuesve të mëdhenj ‘ja çfarë pushteti’. As populli nuk do të kthehet përsëri në ’97 me armë e me molotov e me zgjarre. Berisha duhet të qëndrojë PD-ist në protestë.”









