Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj rritjes së tensioneve me Iranin, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që do të kishte një sulm nga Teherani.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Knesset, ai theksoi gatishmërinë e Izraelit për të reaguar me forcë nëse kërcënimi bëhet real.
“Nëse Irani bën gabimin më të madh në historinë e tij dhe sulmon shtetin e Izraelit, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata as nuk mund ta imagjinojnë,” deklaroi Netanyahu. Ai shtoi se Izraeli po kalon ditë komplekse dhe sfiduese, duke theksuar se situata mbetet e paparashikueshme dhe se vendi është plotësisht i përgatitur për çdo skenar.









