Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar diplomatët jo thelbësorë dhe familjarët e tyre të largohen nga Libani, për shkak të rritjes së tensioneve me Iranin dhe mundësisë së një përshkallëzimi ushtarak.
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit bëri të ditur se pas një vlerësimi të situatës së sigurisë në rajon, ishte konsideruar “e arsyeshme” të reduktohej stafi i Ambasadës së SHBA-së, duke lënë vetëm personelin thelbësor në detyrë.
Masa është përkohshme dhe ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë intensifikuar, sidomos pas stërvitjeve ushtarake të përbashkëta midis Iranit dhe Rusisë, dhe pranisë shtesë të forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Irani dhe SHBA kanë shprehur gatishmërinë për luftë nëse negociatat për programin bërthamor të Teheranit dështojnë.
Ndërkohë, Presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu besimin se mund të arrihet një marrëveshje brenda 10 deri në 15 ditëve, edhe pse negociatat kanë mbetur të ngërthyera për vite me radhë. Të dyja palët po kërkojnë kohë për përgatitje ushtarake, ndërsa një zyrtar i Departamentit të Shtetit njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të shtyjë vizitën e tij të planifikuar në Izrael këtë fundjavë për shkak të zhvillimeve të fundit.
/5pyetjet.al









