Një bar në zonën fundore të Lungomare, në Vlorë, është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes.
Sipas informacioneve paraprake, ambienti ka qenë i ndërtuar kryesisht me dru, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi. Flakët rrezikuan edhe hapësirat përreth, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e tyre.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi ngjarjen.
/5pyetjet.al









