Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, pati një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që prekin interesat e kombit shqiptar në rajon dhe më gjerë.
Takimi u fokusua në theksimin e rëndësisë së bashkëpunimit dhe dialogut mes vendeve të rajonit për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar marrëdhëniet mes tyre.
Reagimi i plotë:
Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, të nderuarin zotin Bujar Osmani, me të cilin pata mundësinë të diskutoja mbi çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit tonë në rajon dhe më gjerë.
/5pyetjet.al









