-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxhaj: Do të votoj pro një kandidature nga familja Jashari

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidati për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po. Megjithatë, ai thekson se vendimi i takon kryesisë së PDK-së. Sipas Hoxhajt dialogu për çështjen e presidentit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare duhet të jetë më përmbajtjesor.

“Një kandidature që vjen nga familja Jashari në Kuvend të Kosovë unë do t’i thosha personalisht çdoherë po, por vendimi është i Kryesisë së PDK-së…. edhe një dialogu që duhet të jetë më përmbajtjesor mes kryeministrit dhe kryetarëve të partive politike në opozitë se si t’i qasemi kësaj teme”, theksoi Hoxhaj.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është parti ka dalë nga lufta dhe rruga e UÇK-së dhe jo nga zyrat e ngrohta dhe printerave e draft-statuteve. “E patë qëndrimin e tij, i cili në mbështetje të një kandidature të tillë, por ende nuk kemi një qëndrim të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, duhet ta kemi një debat në kryesi të PDK.

Natyrisht që ky shtet është në themele të gjakut të tij dhe Kuvendi është i ndërtuar në sakrificën e tyre, Kosova e lirë e shtet ndërtuar në sakrificën e tyre, Kosova e pavarur është e ndërtuar në sakrificën e tyre dhe ne çdo herë i përkulemi para një familje të tillë.

Por, vendimi politik i takon një subjekti politik, i cili ka dalë prej luftës se PDK nuk ka dalë prej zyrave të ngrohta e as prej printerave si draftstatut por kemi dalë aty ku ka ec Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ne e shohim vendimtare që në përputhje me këtë dinjitet që përfaqësojmë të sillemi edhe me votën tonë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Deri më 4 mars 2026 presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku temë diskutimi ishte çështja e presidentit. /KSP

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit