Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka zbuluar planet për ndërtimin e një rruge alternative që do të zgjidhë problemet e krijuara nga bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas.
Ai ka shpjeguar se rruga e re do të ketë një gjatësi minimale prej 1.3 kilometrash dhe do të sigurojë një mundësi të sigurt për qarkullimin e automjeteve, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut në këtë zonë të bllokuar.
Kozeli theksoi se, për momentin, është e vështirë të përcaktohet një afat për përfundimin e punimeve, por siguroi se rruga do të ndërtohet me standarde të larta sigurie dhe cilësie.
“Ky aks do të ketë një gjatësi minimale prej 1.3 kilometra dhe do të sigurojë një mundësi të sigurt për qarkullimin. Ende nuk mund të përcaktohet një afat për përfundimin e punimeve, por rruga do të ndërtohet sipas standardeve më të larta sigurie dhe cilësie,” tha Kreu i ARRSH-së.
Shërbimi Gjeologjik: Reshjet e dendura shkaktuan dëmtimin e rrugës Librazhd-Pogradec









