-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi: Shkumbini po shkatërrohet me miratim institucional

Kryesoret

Debati për ndërhyrjet në lumin Shkumbin është rikthyer në qendër të vëmendjes publike.

Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi akuzoi institucionet shtetërore se po lejojnë dëmtimin e shtratit të lumit dhe infrastrukturës përreth.

Deklarata e plotë:

Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo veprim.

Shkatërrimi i Shkumbin-it, rrugës dhe hekurudhës kombëtare po ndodh me miratimin e atyre që paguhen nga taksat tona për t’i mbrojtur.

Shkumbini, dikur një lum i mrekullueshëm me ekosistem truall, është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi gjithë shtratit.

Në vend që të mbështesë mbrojtjen e mjediseve të gjelbër urbane, qeveria e babëzitur e Edi Rama-s ka shpallur luftë mjedisit dhe natyrës.

Lëpirësit e pushtetit po thonë që ka leje mjedisore dhe kjo, sipas tyre, e bën normale apo të ligjshme. Pikërisht pse kanë dhënë LEJE mjedisore për të kryer këtë masakër në shtrat lumi, është KRIM!

Edi Rama, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe kumbareshat e saj duhet të përgjigjen për krimin mjedisor të parikuperueshëm dhe dëmin e jashtëzakonshëm infrastrukturor.

Lejet e Këshillit Kombëtar të Ujit për të zgjidhur është inerteve lumore në shtrat të Shkumbinit për kompaninë ANK, në Dragostunjë, dhe në Papër Salillarin, janë akte kriminale mjedisore, pasi dëmtojnë shtratin e shtratit, dëmtojnë fëmijët ekosistemin, dëmtojnë akuiferët e tyre – siç janë glukogjentët. tektonike dhe hidrodinamike të shtratit të lumit. Gërryerja e zhavorreve të vjetra të natyrës është si të gërryesh organet e brendshme dhe se nuk do të pretendojë të jetë kjo.

Por, në një vend ku kryehajduti ka kapurin dhe nuk lejon asnjë procedim penal që ka qejf, këto krime mjedisore me pasoja të rënda shëndetësore dhe infrastrukturore, ndonëse kanë autorë, mbesin pa përgjegjësi.

Ndaj ka nevojë të protestojmë edhe për këto krime, se qeveria nuk po vjedh veç demokratët, por gjithë shqiptarët, pa dallime partiake. Madje po vjedh dhe shkatërron mjedisin, gjë që sjell pasoja afatgjata edhe te fëmijët e gjithëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit