Sot po zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm një tjetër seancë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt, që të dalë nga burgu ku mbahet prej 10 shkurtit të vitit të kaluar.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet i pranishëm në sallë, kërkon cdo masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar edhe garanci pasurore. Gjyqtarja Nertina Kosova po shqyrton vendimin.
Kërkesa e Veliajt vjen menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij.









