Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi përmes platformës X se ka mbërritur në Kiev, për herë të dhjetë që nga fillimi i luftës të nisur nga Rusia saktësisht katër vite më parë, në vitin 2022.
Qëllimi i vizitës së sotme, theksoi ajo, është të rikonfirmojmë se Evropa qëndron e palëkundur në krah të Ukrainës, ekonomikisht, ushtarakisht dhe gjatë këtij dimri të ashpër, si dhe të nënvizohet “angazhimi ynë i vazhdueshëm për të mbështetur luftën e drejtë të Kievit dhe për të dërguar një mesazh të qartë si për popullin ukrainas, ashtu edhe për agresorin: nuk do të tërhiqemi derisa të rikthehet paqja”.
“Paqe me kushtet e Ukrainës”, theksoi ajo në përmbyllje të postimit.
Presidentja e Komisionit dhe presidenti i Këshilli Evropian, António Costa, do të marrin pjesë në një ceremoni së bashku me liderë të tjerë evropianë.
Siç shihet në videon e publikuar në X nga Ursula von der Leyen, ajo mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren, ndërsa zyrtarët ukrainas e pritën me një buqetë lulesh në ngjyrat e Ukrainës.









