-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shërbimi Gjeologjik: Reshjet e dendura shkaktuan dëmtimin e rrugës Librazhd-Pogradec

Kryesoret

Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka sqaruar se shembja e rrugës Librazhd-Pogradec është shkaktuar nga reshjet e pazakonta të shiut.

Ai shpjegoi se sasia e reshjeve këtë vit ka tejkaluar ndjeshëm normat e zakonshme, duke çuar në mbingarkesën e strukturave dhe dëmtimin e rrugës.

“Reshjet e këtij viti kanë qenë trefish më të mëdha në krahasim me dy vitet e fundit. Ky fenomen i mbingopjes së strukturave ka shkaktuar mbingarkesën maksimale, duke çuar në cedimin e të gjithë strukturës. Shërbimi Gjeologjik po kryen studime të thelluara dhe analizat përkatëse për të ofruar rekomandimet e duhura për autoritetet, për të gjetur zgjidhjet më të mira për këtë situatë,” shpjegoi Ardian Bylyku, përfaqësues i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit