-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kavajë/ 38-vjeçari thyen arrestin dhe përballet me policinë, efektivët qëllojnë në ajër

Kryesoret

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Golem, ku 38-vjeçari A.B., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është konstatuar nga Policia duke lëvizur në rrugë dhe duke shkelur kushtet e masës.

Gjatë verifikimit, A.B. ka kundërshtuar me forcë dhe ka tentuar të shmangë shoqërimin me efektivët e Policisë.

Për të kontrolluar situatën dhe shpërndarë turmën, një efektiv ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera policore, është arritur të shoqërohet A.B. dhe disa persona të tjerë të përfshirë.

Ngjarja është njoftuar dhe po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të verifikojë procedurat e ndjekura gjatë ndërhyrjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit