-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vinin nga Serbia, si u kapën 1 mln Euro në Kosovë?

Kryesoret

Rreth 1 milion euro janë kapur në pikëkalimin kufitar në Merdar të martën nga Dogana e Kosovës, pas një kontrolli në një makine.

Dogana njoftoi se në hyrje të Kosovës nga Serbia, makina fillimisht u kontrollua përmes skanimit me rreze X, që identifikoi ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dysheme.

Pas këtyre sinjaleve, dogana kërkoi asistencë nga Policia që përmes pajisjes fibroskopike konfirmoi se në veturë janë fshehur rreth një milion euro, që nuk ishin të deklaruara.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se i ka ndaluar për 48 orë tre persona, që dyshohen për veprën penale “shpëlarja e parave”.

Mediat kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve është një polic nga Tirana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit