-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reali, PSG dhe Atalanta presin biletat

Kryesoret

Real Madrid dhe Paris Saint Germain, siguruan kualifikimin për në fazën e 1/8-ve në Champions League.

Në “play off”, madrilenët mposhtën Benfican me rezultatin 2-1, duke përmbysur avantazhin fillestar të portugezëve falë golave të Tchouameni dhe Vinicius Junior.

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, spanjollët siguruan kalimin tutje pa shumë vështirësi.

Ndërkohë, PSG festoi kualifikimin pas një barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Monacos, duke u mjaftuar me fitoren 3-2 të arritur në takimin e parë. Kualifikohet edhe Atalanta pas fitores 4-1 me Dortmundin.

Drama e vërtetë u zhvillua në Torino, ku Juventusi bëri mrekullinë në kohën e rregullt ndaj Galatasarayt.

Edhe pse luajtën me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Kelly-t, italianët fituan 3-0 në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 5-5 pas humbjes së thellë 5-2 në Turqi, duke e dërguar sfidën në shtesa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit