Debati se kush duhet me qenë president i Kosovës nuk duhet me qenë çështje veç e Albin Kurtit, Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, por e krejt shoqnisë kosovare.
Prandaj, kishte me qenë mirë me debatu, pa shamje, fyemje e shpifje, e me propozime, sugjerime e rekomandime konkrete se kush kishte me qenë mirë me qenë president i kosovës.
Nëse e zgjedhim Vjosa Osmanin presidente të Kosovës, atëherë kemi zgjedhë që Kosova me u prezentu relativisht mirë jashtë vendit, por, për fat të keq, jo edhe aq mirë brenda vendit.
Nëse e zgjedhim Murat Jasharin president të Kosovës, atëherë kemi zgjedhë që Kosova me u prezentu relativisht mirë brenda, por, për fat të keq, jo edhe aq mirë jashtë vendit (mungesë përvoje, mungesë lidhjesh…).
Me e gjetë dikë që na përfaqëson mirë edhe brenda edhe jashtë, s’ish hongër prej s’miri 🙂
Ama, nëse duhet me e sakrifiku njonin përfaqësim, cilin e kishit sakrifiku: përfaqësimin jashtë a përfaqësimin brenda?









