Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Xhenova për akuzat e narkotrafikut dhe falsifikimit të dokumenteve.
Autoritetet italiane kishin pasur informacione të mëparshme mbi të, duke e ndjekur për veprimtari të ngjashme, duke e akuzuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Pas një hetimi të detajuar, agjentët zbuluan se i arrestuari po fshehte kokainë të ndarë në doza të vogla brenda një matësi elektrik në hyrje të shtëpisë së tij. Pas ndjekjes së mëtejshme, u gjetën gjithsej 24 pako me kokainë dhe 2000 euro, si dhe një patentë shoferi të falsifikuar.
Pas këtij operacioni, ai u dërgua në burgun e Marassit dhe përballet me akuzat për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.









