Durim Bami, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, është ekstraduar nga Dubai dhe ka mbërritur këtë pasdite në Shqipëri.
Ai u nis fillimisht nga Dubai drejt Stambollit dhe më pas vijoi udhëtimin për në Shqipëri.
Pas mbërritjes, Bami është shoqëruar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për tu dërguar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).
Bami është i akuzuar për disa vepra penale, duke përfshirë “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht iu ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”









