Nebojsha Vujovic ish-diplomati serb, ka komentuar vizitën e fundit të Marko Gjuriq, kryediplomatit të Serbisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se qëllimi kryesor i ftesës ishte që t’i prezantohej një marrëveshje e fshehtë dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Vujovic, Sekretari amerikan, Marko Rubio, në emër të administratës amerikane, ka paraqitur këtë marrëveshje në një përpjekje për të afruar Serbinë me njohjen formale të Kosovës si shtet të pavarur.
Vujovic tha për agjencinë e lajmeve Beta se ky zhvillim tregon se Serbia po i afrohet çdo ditë e më shumë formalizimit të njohjes së Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vučić, mund të pranojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por sipas tij, ky hap do të bëhej vetëm për të ruajtur pozitat e tij në pushtet.









