Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Raama foli lidhur edhe për akuzat e prokurorisë dhe vendimet që marrin gjykatësit sot ndaj të pandehurve, duke theksuar se duhet të bëhen më të përgjegjshëm, si dhe më të vetdijëshëm për sfidën e madhe të rritjes profesionale.
“Fjalët ti marrin si inkurajim për tu përmirësuar, të jesh gjykatës dot të thotë të jesh i paanshëm jo vetëm i pavarur, i pavaruar dhe i anshëm është një tmerr për këdo. Çfarë mund të pres njëra palë nga gjykatësi, kur ai bëhet palë me akuzën dhe i kërkon akuzës të rëndojë pozitën mbi palën tjetër. Kjo është përballje e kot, midis një njeriu që ska asgjë në dorë dhe një force të verbër që ka gjithçka në dorë”, u shpreh Rama.









