Pas rrëshqitjeve të mëdha në Unazën e Burrelit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka kryer një studim gjeologjik që ka identifikuar plane rrëshqitje deri në 13 metra.
Megjithatë, një muaj pas inspektimeve, nuk ka pasur ndërhyrje për të parandaluar agravimin e situatës.
Shembjet e rrugës janë thelluar dhe po rriten kostot për rehabilitim.
Projekti i asfaltimit, me një vlerë prej 1.2 milion euro, u përfundua vitin e kaluar, por rruga ende nuk është marrë në dorëzim nga ARRSH.
Përballë situatës, autoriteti ka premtuar analiza të thelluara dhe mundësinë e investimeve shtesë për të stabilizuar rrugën.









