-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëzimi i sistemit JAVELIN/ Van Horn: Angazhimi juaj për sigurinë, një pagesë për paqen

Kryesoret

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn mori pjesë në aktivitetin e dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës.

Diplomatja amerikane tha se rritja e angazhimit për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës.

VanHorn foli për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa theksoi se fokusi duhet tek gatishmëria luftarake dhe modernizimi i ushtrisë.

“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.

E Ngarkuara me Punë vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa ushtarakë me misione në mbarë botën.

“Mjedisi me të cilin përballemi është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, deklaroi VanHorn.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit