Mëngjesin e kësaj të premte u nxorr trupi i pajetë i një 58 vjeçare nga ujrat e Osumit në Berat.
Dyshohet se e moshuara është vetmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, e moshura vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa dje rreth orës 19:00.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.









