-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hidhet shorti për 1/8 e Champions League, Real Madrid-Manchester City

Kryesoret

Në Nyon të Zvicrës, u hodh këtë të premte, 27 shkurt, shorti për fazën e 1/8-ve në Champions League.

Siç edhe pritej, nuk kanë munguar duelet mes pretendentëve. Real Madrid është vendosur sërish përballë Manchester Cityt, skuadër me të cilën është përballur shpesh në vitet e fundit.

Kampionët në fuqi, PSG-ja do të përballet me anglezët e Chelsea, ndërsa Bayern Munich do të përballet me Atalantën.

Italianët eliminuan me herët në “play off” Borussia Dortmund, ndërsa shorti i vë sërish përballë një skuadre gjermane.

Duel delikat për Barcelonën, që do të luajë ndaj Newcastle, ndërsa Liverpool sfidon turqit e Galatasaray.

Arenali do të luajë ndaj Bayer Leverkusen, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, ndërsa Atletico Madrid përballet me Tottenham. Dueli tjetër është Bodo/Glimt-Sporting Lisbona./ Klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit