-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë/ Ndalohen 1,080 litra vaj ulliri nga Shqipëria për shkelje të sigurisë ushqimore

Kryesoret

Në një operacion të realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës, janë ndaluar 1,080 litra vaj ulliri për sallatë, të cilat ishin të importuara nga Lushnja, Shqipëri, dhe kishin si destinacion eksporti tregun kosovar.

Ndalimi ka ndodhur në pikën kufitare të Vërmicës pas kontrollit të detajuar të Inspektoratit Fitosanitar Kufitar.

Sipas informacionit të siguruar, produkti me numrin e aplikacionit PIKF297960/2026 dhe datën 18.02.2026, ishte i destinuar nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri. Gjatë inspektimit, autoritetet kanë konstatuar se vaj ulliri nuk kishte informacionet e nevojshme të përfshira në deklaratën e mallit, duke shkaktuar shqetësime mbi plotësimin e rregullave të eksportit dhe sigurisë ushqimore.

Po ashtu, gjatë kontrollit është vënë re se produkti ishte transportuar në kushte jo të përshtatshme higjienike dhe së bashku me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke krijuar mundësinë e kontaminimit të mundshëm të produktit.

AUV ka theksuar rëndësinë e respektimit të kushteve të sigurisë ushqimore dhe procedurave të transportit për të siguruar që produktet që arrijnë në tregun kosovar të jenë të sigurta për konsum.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit