Autoritetet malazeze kanë rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, që është pronë e biznesmenit Aco Gjukanoviç, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Sipas raportimeve të mediave lokale, inspektorët e policisë pritet të kryejnë një kontroll të detajuar të pronave të tij, ndërkohë që një pjesë e rrugës përreth ndërtesës është e mbyllur për trafikun.
Qendra Malazeze për Gazetari Investigative ka raportuar se pas zgjedhjeve të vitit 2020, Aco Gjukanoviç u zhvendos në Luksemburg, ku nisi disa projekte të reja biznesi.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet specifike të bastisjes dhe hetimet që po kryhen.









