-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesë energjie në Elbasan, Gramsh dhe Librazhdi nga 2-4 mars

Kryesoret

Për shkak të punimeve teknike dhe manovrimeve në disa linja elektrike, disa zona në rrethin e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të mbeten pa energji elektrike në periudhën 2-4 mars 2026.

Ndërprerjet do të zgjasin gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në 17:00, dhe do të prekin linjat 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit, si dhe linjat 10kV të Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Ky veprim është i domosdoshëm për realizimin e punimeve të sigurisë në rrjetin elektrik dhe për garantimin e funksionimit normal të sistemit.

Në kuadër të stakimit si masë sigurie të Linjës 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, ju njoftojmë se në datat 2-4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike në harkun kohor 5 minuta, kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve, disa zona të rrethit Elbasan:

Ital Druri, Lagjja Skënderbej, Fabrika e Tullës, Pompat Hajdaran, Shushicë, Fushë Bull, Tahiraj, Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr.

Njoftojmë se, në datën 2 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, si dhe në datën 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës – Banjë, për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike për 5 minuta Nënstacionet Gramsh, Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha, Subjekti AL Mex Ëood si edhe disa zona në rrethin Gramsh:

Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shëmriz, Lagjja Sporti 1, 2, Pishaj, Lagjja Koçaj, Lagjja e Parkut, Kukur, Lenie, Lenie, Skenderbegas, Cërujë, Qerret, Sult, Tunjë, Kukuçovë, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Poroçan Strorë, Kotorr, Ranxhë, Katund, Lleshaj, Cingar, Kabash, Liras, Cacias, Tervol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Ujësjellësi Galigat, Gostimë, Shtëpanjë, Lagjja Lenge, Lamcallarët, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Shushicë, Tregan, Blerimas, Kacivel, Bizhdan, Gjinar, Sterstan, Kaferr, Shënavlash, Valesh.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 2-4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV, e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Librazhd:

Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit