Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, ka vdekur, i thanë Reuters ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara dhe një zyrtar i lartë izraelit.
Vlen të përmendet se Benjamin Netanyahu më parë kishte thënë se kishte “indikacione në rritje” se Khamenei nuk ishte më gjallë.
Në të njëjtën kohë, po shumohen raportet se Netanyahu ka parë foto të trupit të Khameneit.
Mediat iraniane e mohojnë lajmin, megjithëse që nga pasditja kishin pritur një deklaratë nga udhëheqësi i tyre suprem fetar, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani.
Kanali 12 i Izraelit raportoi se gjatë sulmit të përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit, i cili filloi të shtunën në mëngjes, 30 bomba ranë mbi kompleksin e udhëheqësit suprem të Iranit.
“Tridhjetë bomba ranë mbi selinë. Khamenei ishte në një bodrum, por është e mundur që ai të mos ishte në bunkerin e tij privat në kohën e sulmit”, tha kanali.









