-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Editoriali Rama-Vuçiç, Berisha: Shkrimi i dy kryetarëve të organizatave kriminale

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi editorialin e përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić.

Këta të fundit propozuan një qasje të re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Berisha tha se Rama po bashkëpunon me aleatin e Putinit.

“Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në Europë. Vuçiç është gjetur se ka lidhje me ‘ujkun e bardhe’ dhe bandën e tij. Njerëz që thernin dhe bluanin mishra të kundërshtarve në brigjet e Danumit, Ai thoshte nuk ka nevojë që të jemi anëtarë me të drejta të plota të BE, pasi rregullat nuk i plotësojë dot, por thoshin; ‘na jepni tregun’. Ai u rikthye te Ballkani i hapur, ku shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare. Bashkohet me aleatin e Putinit dhe me atë që e sheh se dera e Brukselit dhe integrimit po i mbyllet për shkak të vjedhjes së tij. Opozita shqiptare do të ketë yllin e saj polar integrimin”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit