Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua qytetarëve të vendit pas fillimit të një operacioni të përbashkët izraelito-amerikan kundër Iranit, këtë të shtunë.
Në deklaratën e tij, ai theksoi kërcënimin që paraqet regjimi iranian, paralajmëroi për ambiciet e tij bërthamore dhe i bëri thirrje popullit iranian të përmbysë diktaturën, ndërsa u kërkoi izraelitëve të tregojnë unitet, qëndrueshmëri dhe guxim në operacionin e ardhshëm.
Fjalimi i Netanyahut në detaje:
“Vëllezërit dhe motrat e mia, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për t’u përballur me kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran.
Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump. Për 47 vjet, regjimi i Ayolah ka bërtitur “Vdekje Izraelit”, “Vdekje Amerikës”. Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet.
Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do ta lejojnë atë të kërcënojë të gjithë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta.
Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian – persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët-të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor.
Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit, të ndiqni udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare. Në ditët në vijim, në ndërhyrjet “ulërima e luanit”, të gjithë do të duhet të tregojmë qëndrueshmëri dhe guxim.
Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”./ Protothema









